Shumë herë njerëzit i kanë memoriet e dobëta dhe harrojnë mënyrën si janë ngjitur politikanë nga asgjëja dhe për të cilët duhet bërë kujdes.
Në rrugëtimin e tyre politikë , ata nuk kanë kursyer asgjë , vetëm ti bashkëngjiten skenës politike shqiptare me çdo kusht, duke u imponuar, duke ulur çmimin dhe duke qenë të paqëndrueshëm e të papërcaktuar me të gjitha anët tinëzare të tyre të veprimit politik.
Këtij kameleonizmi politik nuk i ka munguar edhe një emër në dukje “reformator” por në esencë fund e krye një përçarës i madh, shkruan TS.


Ky pa dyshim është Bilall Kasami, njeriu i gjithë pushteteve personale dhe po aq edhe i pushtetit të vërtetë dhe opozitës njëkohësisht. Nën këtë maskim, duke qenë një imponues i pa shoq, ai mbetet njeriu që shpesh ose më shumë se çdokush ka vizituar thuajse gjitha selitë partiake shqiptare e maqedonase për interesa të ngritjes së tij në një shkallë pak më lartë në politikë për tu dukur më pas një “Pollat i politikës shqiptare”.

Çdo gjë e nisi kur emri i tij u pa në listën për deputet të BDI-së para disa vitesh dhe aty nisi “karriera e ndritur” politike e tij. Pra e nisi si punonjës i Fatmir Besimit më saktë në Ministrinë e dikurshme të Ekonomisë. Aty ai pa nga afër për herë të parë pushtetin dhe u josh kaq shumë, sa kjo nuk iu nda më në vitet që do pasonin.
Por, rruga politike e Bilalit nuk përfundoi me kaq. Ai bëri “hapin” e madh me një Lëvizje që do quhej BESA, por që aty ai tregoi Bilallin e vërtetë sepse pikërisht aty ai e përçau Besën dhe ua ozurpoi themeluesve partinë Abisë, Gashit e Zejdit si dhe të tjerëve.

Defiloi më pas me Selën në një ortakëri në garën për President shteti kinse përkrahnin një kandidat të pavarur si Blerim Reka dhe më pas u bënë pikë e pesë me Selën.

Njerëzit nuk do ta kuptojnë kurrë se kush në fakt ishte përçarësi i vërtetë i një pakti midis tre partive shqiptare kur ASH vendosi të mbetet me Alternativën dhe nuk u bashkëngjit BESA e Kasamit.

Jo se të tjerët ishin aq shumë për një bashkim të tillë por edhe vetë Kasami nuk është se e deshti këtë pakt.

Por, Kasami nuk mbaron me kaq.

Në kameleonizmin e tij politik, ai nuk mbeti pa bredhur edhe me dy partitë maqedonase. Njëra që e shpëtoi nga zhbërja siç është LSDM me të cilën bashkërisht kanë 4 deputetë dhe janë pjesë e ekzekutivit dhe tjetra VMRO me të cilën bëri një pakt bashkë me ASH-në në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Bilalli ” i vogël” i politikës së ” madhe” ia ktheu në një mënyrë shpinën Zaevit, të paktën përkohësisht sepse do ti hajë fjalët që nga e hëna e tej dhe po punon për VMRO-në dhe Selën.

Dhe pas gjithë këtyre bredhjeve herë djathtas e herë majtas, herë në njërën seli partie e herë në tjetrën shtrohet pyetja e madhe :

A mund ti Besohet më Bilall Kasamit?!/TS/