Rrjeti social Facebook po përballet me një tjetër krizë të madhe

Mediet kryesore amerikane, 17 në tërësi, publikojnë të ashtuquajturat ”Facebook Papers”, ku zbulojnë sekretet e rrjetit social të Mark Zuckerbergut.


Dokumentet e reja, më shumë se 10 000 faqe, ofrojnë një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda kompanisë dhe procesin e saj të vendimmarrjes.

Zbulimet përfshijnë alarme të injoruara nga punonjësit lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin si dhe kërkesat e tyre për të parandaluar politikanët dhe personat e famshëm në SHBA nga postimi i gjithçkaje që ata kanë dashur në rrjetet sociale, pavarësisht pajtueshmërinë me politikat e këtij rrjeti social.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu ankesën e punonjësve për të ndaluar postimet që nxisnin dhunën në vendet në rrezik si Etiopia, por edhe raportet e vitit 2018 për trafikimin e qenieve njerëzore.

Dokumentet zbulojnë se si Shërbimet e Facebook janë përdorur për të përhapur urrejtjen  fetare në Indi, në shkurt 2020, që përkon me tensionet që shpërthyen në Nju Delhi gjatë të cilave vdiqën 53 persona.

Nënkomiteti i Senatit për Tregtinë ka thirrur për të dëshmuar drejtorin Ekzekutiv, Zuckerberg, që tashmë në dallim nga seancat e mëparshme do të duhet të japë përgjigje për shqetësime që vetë kompania e tij ka ngritur përmes qindra dokumenteve që janë bërë publike. Në diskutim po vihen jo synimet e Facebook, por “aftësia e saj për të menaxhuar dëmin potencial që mund të vijë nga platformat e veta të stërmëdha” apo edhe nëse “kjo media sociale është bërë aq e madhe saqë nuk mund të falimentojë”?

Nga ana tjetër, denoncues si Frances Haugen, që ka qenë pjesë e kompanisë ka deklaruar edhe se Facebook i toleron përmbajtje të caktuara që sjellin pasoja, sepse udhëhiqet nga fitimi, aq sa edhe stafin e ka minimimal për natyrën dhe volumin e sfidave që ka në këtë drejtim.