Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë si të dyshuar për rrahjen e një fëmije, duke i marrë edhe telefonin e paratë, duke paralajmëruar edhe padi ndaj tyre.

“Në Çegranin e Gostivarit, punonjësit policor nga SPB Tetova kanë arrestuar 34 vjeçarin M.H. nga Piroki i Tetovës dhe 18 vjeçarin F.A. nga Çegrani”, njoftojnë nga Policia.

Dy të arrestuarit dyshohen që së bashku me një person tjetër në Gostivar kanë sulmuar viktimën, për çka policia premtoi zbardhje të rastit dhe padi për kryerësit e veprës.