Osmani: Çekia mbetet mbështetës i sinqertë dhe i zëshëm i integrimit tonë evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mbajti fjalim me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Republikës Çeke që u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor, nën organizimin e Ambasadës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Osmani me këtë rast u uroi qytetarëve të Republikës së Çekisë prosperitet dhe mirëqenie. Gjithashtu, ministri theksoi se në 27-të vitet e fundit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, me përpjekje të përbashkëta, Maqedonia e Veriut dhe Çekia arritën nivel të lartë të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, marrëdhënie të shkëlqyera miqësore bilaterale dhe bashkëpunim produktiv në shumë sektorë.

“Republika Çeke është mik i vërtetë i Maqedonisë së Veriut. Vendi ishte dhe vazhdon të mbetet mbështetës i sinqertë dhe i zëshëm i integrimit tonë evropian, ndërsa si dy vende aleate të NATO-s, demonstrojmë unitet dhe solidaritet në ballafaqim me sidat të cilat janë produkt i ndryshimeve globale të sigurisë. Kjo miqësi nuk demonstrohet vetëm në kontekst të integrimit tonë evropian, por përkundrazi vitet e fundit Çekia dëshmoi solidaritet dhe ofroi ndihmë në disa raste në ballafaqimin me krizën me emigrantët në vitin 2015, por edhe në ballafaqimin me pandeminë KOVID-19”, theksoi Osmani.

Në ngjarjen e organizuar nga ambasada e Republikës Çeke për shënimin e Ditës së tyre Nacionale, morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve shtetërore dhe joqeveritare në vend.