Disa qytetarë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyruar para Gjykatës Kushtetuese.

Në një pankartë që kanë ngjitur te rrethojat e kësaj gjykate ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u krahasua me nazistin Heinrich Himmler, i cili njihet si arkitekt i Holokaustit, njofton Klan Kosova.

Arianit Sllamniku ka ndarë thirrjen për këtë protestë në profilin e tij në Facebook, duke ftuar për t’iu bashkuar protestës kundër vaksinimit të detyruar.