Në një atmosferë impozante Enver Pajaziti përmbyll fushatën parazgjedhore

Në atmosferë impozante edhe përskaj motit të keq kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti përmbylli fudhatën parazgjedhore për këto zgjedhje lokale.


Gjatë këtij tubimi u prezantuan të arriturat e deritanishme në komunën e bërvenicës, investimet infrastrukturore, risitë ekologjike etj, ndërsa u prezantua edhe programa e qeverisjes së katër viteve të ardhëshme.

Kandidati i pavarur Enver Pajaziti tha para të pranishmëve tha se ‘jam munduar të jem në shërbim të çdo banori, në kohë më të vështira si në pandemi, në vërshime apo edhe fatëkeqësitë e zjareve’. Pajaziti tha gjithashtu se nuk dyshon aspak në fitoren e rradhës sepse qytetarët do të votojnë për vazhdimin e punëve të deritanishme duke qenë se komuna e Bërvenicës tashmë ëahtë lider në instalimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndriçimit publik, apo të paneleve diellore për prodhim të energjisë elektrike.

Tashmë sipas Pajazitit është koha e ndërtimit të rrjetit të gasifikimit për të gjithë banorët si dhe kompletimi i plotë i rrjetit nëntokësorë të energjisë elektrike. Pajaziti me emocione të mëdha nga mbështetja që i ofrohet nga qytetarët tha se është garancë për realizimin e plotë të programës dhe për vazhdimin e mëtejshëm të zhvillimit të komunës së Bërvenicës dhe të gjitha vendbanimeve, andaj kërkoi që masovikisht të dilet në votime ditën e diel dhe të rrethohet numri 64.