Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 6.000 qytetarë

Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë pa probleme po zhvillohet votimi për Zgjedhjet lokale. Zoran Ivanovi, zëvendësanëtar në KKZ për MIA-n informoi se deri në orën 13 në Dellçevë të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 29,2 për qind e votuesve.


“Nga gjithsej 14.736, votues të regjistruar, deri në orën 13 në Dellçevë kanë votuar 4.301 persona. Sa i përket rrjedhës së votimit, nga mëngjesi ka pasur disa probleme me UBIG, por me ndërhyrjen e sektorit TI, ato u tejkaluan shpejt, ashtu që tani për tani, nuk kemi probleme”, tha Ivanovi.

Në Makedonska Kamenicë nga KKZ informuan se numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kanë votuar deri në orën 14 është 1.778 qytetarë.
“Kjo do të thotë se nga numri i përgjithshëm i votuesve, i cili është 6.735, deri në orën 13 kanë votuar 26.42 për qind. Votimi po zhvillohet në një atmosferë korrekte dhe demokratike pa probleme”, theksoi KKZ në Makedonska Kamenicë.