29 tetor 2021, Shkup – Borxi publik, duke përfshirë tremujorin e tretë, shënoi rënie 
nën 60% të PBB-së, sipas   kriterit të Mastrihtit të Bashkimit Evropian, duke u
pozicionuar në nivel prej 59.3% të PBB-së. Kjo e tregon politikën e vendosur të mirë
fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike në kohën e pandemisë.
 
Borxhi publik u zvogëlua për 3.8 pikë përqindjeje, në krahasim me tremujorin e dytë
të vitit 2021, përkatësisht prej 63.1% siç ishte në fund të  tremujorit të dytë. Sipas të
dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, borxhi publik është 6.950.7
milionë euro, ndërsa në datën 30.06.2021 ka qenë 7.386.8 milionë euro.
 
Ulja e borxhit kryesisht është rezultat i  pagesës së Euroobligacionit të emetuar në
vitin 2014 me vlerë prej 500 milionë eurove. E rëndësishme është se pavarësisht
recesionit, Qeveria  u paraqit me sukses në tregjet globale të kapitalit dhe mjetet për
këtë Euroobligacion u siguruan përmes emetimit të Euroobligacionit të ri në muajin
mars të vitit 2021, me normë të interesit historikisht më të ulët prej 1.625 %.
 
Ministria e Financave, fuqimisht vazhdon me përpjekjet e saj në drejtim të stabilizimit
të borxhit dhe pozicionimit të tij nën 60% të PBB-së, në kuadër të kriterit të
Mastrihitit.
 
Në periudhën afatmesme, gjegjësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë
për menaxhim me borxhin publik janë se borxhi do të stabilizohet dhe do të ulet në
57.7% dhe se borxhi shtetëror do të shënojë ulje në 50.7%.
 
Kjo gjë do të realizohet përmes Planit për qëndrueshmëri fiskale me të cilin sigurohet
zvogëlim gradul i deficitit buxhetor  të përgjithshëm prej 4.9% në vitin 2021 në 2.2%
për vitin 2026 dhe përmes përmirësimit të arkëtimit të të hyrave buxhetore, uljes dhe
ristrukturimit të shpenzimeve  buxhetore dhe ndryshimeve në burimet e financimit të
deficitit buxhetor. E gjithë kjo është e orientuar drejt rritjes së përshpejtuar
ekonomike, që sipas Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, në pesë vitet e
ardhshme duhet të kontriubuojë në rritje të dyfishtë të normës së PBB-së, në
krahasim me mesataren e 10 viteve të kaluara ku prej 2.5% në nivel vjetor, të kemi
norma të rritjes së PBB-së mbi 5 përqind deri në vitin 2026, si dhe investime që
vlerësohen të jenë 12 miliardë euro. E rëndësishme është se 4 miliardë janë
investime të sektorit publik, ndërsa ato do të gjenerojnë kapital privat me vlerë prej 8
miliardë eurove shtesë. Koncepti është bërë në atë mënyrë që nuk gjeneron
huamarrje shtesë dhe ngarkesë tatimore të qytetarëve.
 
 
 
Kriza e shkaktuar nga Kovid 19 dhe ballafaqimi me pasojat imponoi nevojën për
sigurim të mjeteve shtesë për masat në sektorin shëndetësor, përkrahjen e
ekonomisë dhe qytetarëve, që ndikoi në rritjen e borxhit gati në të gjitha vendet,
duke përfshirë edhe vendin tonë. Por, politikat e duhura dhe masat e ndërmarra në
kohë, të cilat kapën vlerën prej 1 miliardë eurove, treguan se vendi mund të
ballafaqohet me krizën, duke siguruar gjithashtu edhe konsolidim fiskal. Borxhi publik
në fund të vitit 2020 ishte 60.2%, në tremujorin e parë të vitit 2021 ishte 61.2%, në


tremujorin e dytë të vitit 2021 ishte 63.1% dhe tash në fund të tremujorit të tretë
shënoi ulje në 59.3%.
 
Të dhënat për nivelin e borxhit publik, Ministria e Financave në mënyrë transparente
i publikon në ueb faqen e saj në nivel tremujor. Njëkohësisht, në kuadër të
numëruesit fiskal, Ministria e Financave publikon të dhëna mujore mbi nivelin e
borxhit publik.