Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë më 16 tetor.


Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, Steffen Seibert tha se Merkel do të vizitojë Stambollin për bisedime me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Turqia është një partner shumë i rëndësishëm, i ngushtë për ne,” tha ai, duke shtuar se të dy udhëheqësit do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë bashkëpunimin BE-Turqi mbi menaxhimin e migrimit dhe mbrojtjen e refugjatëve.

Vizita e kancelares Merkel do të bëhet përpara samitit të liderëve të BE-së në Bruksel më 21-22 tetor.

Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel po përgatitet të largohet nga politika aktive këtë vit, por ajo do të qëndrojë në postin e saj derisa të formohet qeveria e re.UR