FFM caktoi çmimet e biletave për ndeshjet e radhës

Në seancën e sotme të Këshillit Drejtues të Federatën së Futbollit në Maqedoni u vendosur për çmimet e biletave për ndeshjet e Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohen në Shkup gjatë muajit tetor dhe nëntor.


Më 14 nëntor Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Islandës në stadiumin “Todor Proeski” duke filluar nga ora 18:00. Përmes rrjetit të shitjes MKTickets do të shiten biletat me çmim 150 dhe 300 denarë. Paraprakisht Përfaqësuesja do të përballet me Armeninë më 11 nëntor si mysafir.

Biletat nga 100, 150 dhe 200 denarë do të jenë për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës për U-21 më 16 nëntor në “Todor Proeski”.

Në seancën e sotme të Këshillit u vendos edhe për renovimin e fushës së Gjorçe Petrovit.