Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i vitit 2021, ndërsa përpiqeshin të kalonin xhunglën e Panamasë përgjatë një rruge të rrezikshme migrimi drejt Shteteve të Bashkuara, kanë thënë zyrtarë nga vendi i Amerikës Qendrore.


Shifra është shumë më e lartë se në vitet e mëparshme, kur zyrtarët thonë se mesatarisht 20 deri në 30 trupa janë gjetur në Darien Gap, një sipërfaqe prej 575,000 hektarësh të xhunglës në kufirin midis Panamasë dhe Kolumbisë. Kombet e Bashkuara kanë quajtur një nga rrugët më të rrezikshme në botë, njofton Klan Kosova.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Panamasë ka regjistruar 53 vdekje emigrantësh në rrethana të ndryshme në provincën e Darien”, i tha agjencisë së lajmeve AFP Jose Vincente Pachar, drejtor i Institutit të Shkencave Ligjore të Panamasë.