Malësia e Gostivarit: Nevzat Bejta 56.90%, Arben Taravari 33.30% të votave

Zgjedhjet e 31 tetorit do të jenë garë e fuqishme politike për subjektet politike shqiptare në komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Në Tetovë në raund të dytë garojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, ndërkohë në Gostivar Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.


Me porosi nga media online OpinionShqip, Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike- IHSPE realizoi anketë në territorin e komunës së Tetovës dhe Gostivarit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 31 Tetorit – 2021.

Anketa përfshiu edhe komunën e Gostivarit. Objektiv i anketës së zhvilluar në terren derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte matja e mendimit të opinionit publik sa i përket kandidatit për Kryetar komune në Gostivar, dhe u zhvillua me fokus grupe te caktuara dhevendbanime të ndryshme.

Pyetja ishte: Cili kandidat mendoni se do të fiton zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit?

Nga gjithsej 2.342 qytetarë të anketuar, rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta nga BDI: 42.11%, Arben Taravari nga ASH dhe Alternativa: 39.59% dhe pa përgjigje 18.3%.

Anketa caktoi edhe opinionin publik në Malësinë e Gostivarit ku u përfshinë fshatrat: Strajan, Padalisht, Tërnovë, Sërmnovë, Xhenovicë dhe Simnicë. Në këtë rajon prinë me diferencë gati 21% kandidati i BDI, Nevzat Bejta i ndjekur nga kandidati i koalcionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta – BDI: 56.90%, Arben Taravari nga koalicioni ASH-Alternativa 33.30%, ndërsa 9.8 % e të anketuarve refuzan të përgjigjen.

Periudha e hulumtimit me takimet direkt në terren ishte nga data: 21 deri 25 Tetor – 2021. Hulumtimi është kryer në terren me një kampion përfaqësues të 2511 qytetarëve në Territorin e komunës së Tetovës prej të cilëve 1513 në qytet dhe 998 në vendbanimet rurale. Në Gostivar u anketuan 2342 qytetarëve nga të cilët 1248 në qytet dhe 1094 nëpër fshatra.