Aleanca për Shqiptarët edhe gjatë do vuajë si partitë me mentalitet të vjetëruar .Atë e ka verbuar një parti shqiptare që fiton përherë .BDI është shndërruar në sinonim të shkatërrimit për të aq sa për ASH-në nuk ekziston tjetër parti shkruan TetovaSot .
Por më e keqja e gjithë kësaj historie është se ASH tashmë po merr formë si zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.Në të njëjtat linja është cdo gjë në koordinimin perfekt midis tyre.
ASH ,kjo zëdhënëse e VMRO-së ka një mision: ta shpërlajë nga e kaluara e errët po VMRO-në .


Në vijë të kësaj ndërlidhet edhe deklarata e liderit Ziadin Sela se nuk ka ndryshuar BDI, por LSDM është bërë si ata.
Por Sela nuk tregon një të vërtetë tjetër të trishtueshme .A ka ndryshuar VMRO?! Akoma më keq është një pyetje më e dhimbshme për shqiptarët që e kanë pësuar nga politikat e këtij subjekti pra nga VMRO-ja, është pra pyetja a ka filluar ti ngjajë ASH-ja partisë maqedonase ?!
Në betejën e mbijetesës dhe shpëtimit të karrierës politike , Sela nuk është në gjendje të thotë dy fjalë të vetme për partnerin maqedonas , i stërmbushur akoma me figura nga regjimi i Gruevskit.
Kjo lojë servilizmi për të atakuar gjithnjë një parti shqiptare dhe duke justifikuar të kaluarën e errët të një partie maqedonase tashmë në koalicion është kulmi i urrejtjes dhe i përcarjes brenda shqiptare.Duke se Sela inatin e ka vetëm me BDI-në dhe jo me partitë maqedonase që të gjithë e dijmë se kanë më shumë pushtet .
Kur një parti shqiptare fillon ta shpërlajë nga mëkatet një parti maqedonase, atëherë kjo duket tepër e dyshimtë.Në luftën e fjalëve se kush është patrioti dhe kush jo, atë e zgjedhin votuesit më mirë se cdo akuzë tjetër që vijnë nga mendje të dëshpëruara politike që nuk dijnë të fitojnë dhe mlefin e nxjerrin në forma më të ulëta.
BDI është në lartësinë politike dhe i ka të forta flatrat që mos bie edhe për shumë kohë prej atyre lartësive të shqiponjave.Sela edhe gjatë kohë do qëndrojë poshtë , në humnerën politike në të cilën u fut vetë .Ai përjashtoi cdo politikan shqiptarë deri tani dhe tashmë i ka mbetur vetëm një rrugë e vetme: Mickovski , me të cilin mund të arratisen të dy bashkë nga politika pas 17 tetorit , kuptohet nëse do kenë moral politik të përgjegjësisë nga humbja.TetovaSot