Ljupço Nikollovski flet për fitore të sigurt të LSDM-së

LSDM i ka vlerësuar zgjedhjet lokale si korrekte, të lira dhe demokratike. Nga partia paralajmërojnë se qendra e tyre analitike tashmë ka filluar me përpunimin e të dhënave fillestare që i marrin nga Shtabet komunale zgjedhore dhe kanë thënë se trendët fillestare tregojnë se LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” do të shënojnë edhe një fitore të sigurt.


“Urojmë institucionet që poashtu zbatuan zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike siç i ka hije një shteti anëtar modern dhe demokratik të NATO-s dhe aspirantë për anëtarësim në BE. Atmosfera pozitive në gjithë fushatën sot është rrumbullakuar me ditë të qetë zgjedhore. Janë regjistruar disa lëshime të vogla të izoluara ku është vepruar menjëherë nga ana e institucioneve”, ka deklaruar në konferencën e sontme për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe shef i Shtabit qendror zgjedhor të koalicionit “Më e mira për komunën time”, Lupço Nikollovski.

Ai ka thënë se gjatë ditës zgjedhore janë paraqitur sfida lidhur me votimin  shenjave të gishtërinjve dhe se ajo ka qenë diçka e pritshme që është thënë në periudhën e kaluar.