KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13 është mbi 20%

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.519 vendvotimeve, respektivisht nga 72.39 për qind e vendvotimeve, deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 237.476 qytetarë, gjegjësisht 20,76 për qind, shkruan Alsat.


“Novaci ka dalje të madhe prej 43,7 për qind, Kratovë 37,48 për qind, Krushevë 37,35 për qind”, tha mes tjrash kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtovski.