Prodhimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil, ndërsa çmimi i energjisë për amvisëritë nuk do të ndryshojë. Shoqëria aksionale “Centralet e Maqedonisë së Veriut” e përforcoi minimin e thëngjillit në TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej”, për shkak të prodhimit stabil të energjisë elektrike për amvisëritë dhe e optimizon prodhimin në hidrocentralet, centralet me gaz dhe me erë, deklaroi drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Kovaçevski paralajmëroi dakordimin e marrëveshjes për furnizimin e thëngjillit për TEC “Osllomej” për punën e tij të vazhdueshme nga dhjetori deri në prill të vitit 2022. Derisa TEC “Manastir”, ai informoi se sërish është shpallur thirrje, me qëllim që të fitohet sasi më e madhe e thëngjillit, me çmim të volitshëm i cili do të ketë arsyeshmëri ekonomike.

“Njëherësh, janë duke u bërë koordinime me TEC “Negotinë” për fillimin me punë të këtij termocentrali dhe nëse sigurohet mazuti, i njëjti të vihet në funksion”, thotë Kovaçevski, duke shtuar se energji elektrike për amvisëritë ka mjaftueshëm dhe çmimi ngelet i njëjtë.

Ai sqaroi se për shkak të çmimeve të larta në bursatnë rajon dhe në Evropë, furnizimin e thëngjillit e zbatojnë me rekomandim të Qeverisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike, në treg të hapur. Furnizimi dedikohet për amvisëritë dhe institucionet, me qëllim që ato të furnizohen me energji elektrike me çmime më të ulëta se çmimet momentale.