Kovaçevski: Deri në fund të vitit 2022, Ministria e Financave do të zbatojë reformë në kontabilitetin e buxhetit, nga parimi me para të gatshme kalojmë në parimin e kontabilitetit akrual

 
Institucionet e fuqishme, efektive dhe llogaridhënëse në
sektorin publik janë kyçe për krijimin e mjedisit stabil ekonomik dhe rritjes së
qëndrueshme, siç dëshmohet edhe nga kushtet e pandemisë Kovid 19. Prandaj,
qëllimi kryesor i udhëheqjes së kontabilitetit të buxhetit dhe raportimit të buxhetit
është krucial për menaxhimin e buxhetit dhe arritjen e përgjegjësisë financiare gjatë
përgatitjes dhe miratimit të politikave dhe vendimeve afariste, përkatësisht
shpenzimet e balancuara buxhetore të mjeteve realisht të disponueshme.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili iu drejtua
Trajnimit IPSAS për kontabilistët në sektorin publik të organizuar nga CEF – Qendra
për përsosmëri në financa, që u mbajt sot në Ohër.
 
Ai njoftoi se deri në fund të vitit 2022, Ministria e Financave planifikon të zbatojë
reformë në sferën e kontabilitetit të buxhetit në drejtim të zëvendësimit të “parimit me
para të gatshme” me të ashtuquajturin “parim i modifikuar i kontabilitetit akrual”.
 
-Sipas ”parimit të modifikuar të kontabilitetit akrual”, shpenzimet do të evidentohen
në momentin e krijimit të ngjarjes afariste në periudhën raportuese dhe jo në
momentin e pagesës dhe të hyrat do të vazhdojnë të pranohen në momentin e
arkëtimit.
Ky koncept i evidencës do të mundësojë monitorim më realist dhe më të azhurnuar
të detyrimeve të pashlyera të shfrytëzuesve të buxhetit. Këtë parim do ta zbatojmë
në sistemin e thesarit shtetëror përmes zbatimit të Sistemit të ri informativ për
menaxhimin me financat, tha Kovaçevski.
Ai vlerësoi se kontabilistët në sektorin publik kanë rol të rëndësishëm në punën e
përditshme dhe në proceset e vendimmarrjes së institucioneve, duke pasur parasysh
se ato evidentojnë, raportojnë, monitorojnë dhe korrigjojnë financat shtetëtore dhe
sigurojnë inpute kyçe për vlerësimin e  rrjedhave financiare dhe për vendimmarrjen.
“Sot nuk mund të imagjinohet puna në sektorin publik dhe realizimi i funksioneve,
aktiviteteve dhe detyrave të tij, pa informacione kontabiliste cilësore. Prandaj,
shpesh theksohet se kontabiliteti është gjuhë afariste dhe të gjithë që kanë rol të
rëndësishëm në proceset afariste të sektorit publik duhet ta kuptojnë atë gjuhë.
Kontabiliteti, raportimi financiar dhe publikimi i informacioneve kontabiliste janë
supozime të rëndësishme të praktikës së mirë të menaxhimit financiar në sektorin
publik”, theksoi zëvendësministri i Financave.
 
Ai theksoi se pikërisht këto trajnime janë thelbësore që të kuptohen standardet e
IPSAS, në procesin e heqjes së parimit të parave të gatshme gjatë udhëheqjes së
kontabilitetit të buxhetit dhe kalimit në parimin e kontabilitetit akrual dhe shtoi se në
vitin 2022 planifikohet reforma në profesionin e kontabilitetit, ku do të përfshihet
trajnimi i domosdoshëm dhe dhënia e provimit për kryerjen e punëve të kontabilitetit
në sektorin publik.
 


Trajnimi dhe provimi për kontabilistë në sektorin publik në oganizatën e CEF-it, janë
të vetmet të këtij lloji që organizohen në RMV dhe janë me cilësi të lartë. Ministria e
Financave, pret që bashkëpunimi me CEF-in të vazhdojë në sferën e trajnimeve dhe
certifikimit të kontabilistëve, si dhe në procesin e përgatitjeve për zbatimin e
certifikimit nacional të kontabilistëve në sektorin publik në kuadër të Akademisë së
financave publike.