KOMUNAT E REJA PËR SHOQËRI TË REJA

Taxhudin Hamidi -Tetovë


Për fat të keq se ne vendin tonë providenca ka arrtitur kulmin e rezultatit të saj.

Ështe rritur numri i madh të cilat nuk besojnë dhe kanë humbur shpresat në sigurine dhe stabilitetin në ardhmerine e feëijeve të tyre.

Humbja e ndjenjës për siguri dhe zhvillim është një krizë goxha e vështyrë derisa të rehabilitohet.

Dyshuar në ketë atmosfere morbide dhe të defetizmit e cila po shkaktonë çregullime në të gjitha dimenzionet biologjike dhe psikologjike.

Padyshim se përgaditja e menaxhimit në të gjitha nivelet institucionale sipas këtyre shtresave të mbingrakuara nga destabilizimi i dështimit të politikave progresive si dhe oscilimi i të drejtave të të rinjëve.

Ballafaqimi i të rinjëve me menaxhimin e politikave të vendosura në mendjet e të kaluarës paraqet dimenzionin e krimit dhe të anakronizmave pagane.

Brezi i ri është rritur me vështiresitë e prindit të tyre.

Nga këta periudha ata mësuan shumë, mirpo nuk duhet aspak të zgjedhin verzioni e egzodusit por duhet të përvyshin krahët dhe të vendosin pet fatin e tyre.

Vetëm kështu d’të asgjësojnë ndjenjën e pasigurisë dhe frika nga kriza me karakter hedonist.

Të vendosin për ardhmerinë e tyre të shëndoshë dhe të drejtë.

Ne konstatojme se rinia hasë në kriza ekonomike dhe vende pune me jetë të veshtirë si nga aspekti personal, familjar, shoqerore dhe atë shoqërorë.

Ata nuk duhet të mendojnë se Dera e tyre nuk do hapet.

Ketë derë të hapur dhe të suksesit ua garanton përpjekja e tyre mbështetja dhe suporti i popullit.

Normal se pa përpjekje dhe pa angazhim të përbashkët dhe pa fuqi të organizuar në të gjitha sferat e bashkëpunimit mund të zbehet dhe atrofohen deri në insufiencën apsolute të dështimit.

Padyshim se alfa dhe omega e të rinjëve shqipëtare d’të fokusohet në keqpërdorimin e pronës publike për interesa jo “private” ndonjëherë por, të shpenzuara kot dhe pa projekte të interesit të përgjithshëm shoqërorë.

Prandaj, problemet mbrenda elektoratit (xhematit) tonë mund të numrohen si:

-Probleme personale;

-Probleme ekonomike dhe

-Probleme gjuhësore.

Padyshim se providenca poltike e zhvilluar me mendjen e vendosur në mendjen dhe logjikën e kohës së kaluar paraqet për të rinjtë barierë të pa kalueshme dhe shumë të rezikshme.

Kjo gjendje e politikave të zhvilluara në vendbanimet tona të rinjtë i kanë shndëruar apetitet të plogët dhe apatik.

Kjo atmosfere apatike i forcon dhe e ngrit nivelin e adrenalinës tek ata për të vendosur për nje “kamikazë” e cila përfundon me egzodus apo ikje nga vendlindja.

Kemi edhe një llojë tjeter të rinisë e cila është indoktrinuar dhe etabluar në mendësine e logjikës së mendjes së kaluar.

Të rekrutuar me variantin arsimorë I cili zhvedis ndjenjat e sigurisë në tokat shqipatre si psh., Agroni lavron tokën, ndërsa Goce shkruan etj.etj. .

Kjo gjendje e mendimit politik të falsifikuar dhe te dështuar janë ata të rinjë të cilat frigohen nga ndryshimet.

Këta struktura të shkolluara nga univertsitetet po frigohen nga një shoqeri e Re.

Këta janë mësuar të mbështeten në ata mësuesit e të kaluarës dhe çdo here dëshirojnë të i mbajnë afër, jo në konceptet e tyre politike por edhe në ëndrat e tyre.

Për ate këtyre akademikeve të rinjë dhe politikanëve të ri ju duhet një trajnim i cili do t’u mundësojë të shmangen nga mendja e kohës së kaluar e cila shkaktoi rrugicat në ushtrimin e zgjidhjes politike dhe jo e një rruge të drejtë dhe të përbashkët deri tek fitorja dhe lira e zhvillimit të administratës politike në sferën kombëtare dhe shoqërore.

Frika nga një shoqëri e re, paraqet se duhet të punohet shumë.

Nëse i frikohemi motos amerikane se ne 24h duhet punuar 25h!

Frika nga ndryshimet dhe nga entuziazmi dhe vullneti i punës është një dramë e papar në shtresat e strukturave të reja.

Prandaj, nuk është e lehtë që të largohet bindja e mosaftësisë së tyre nga mendja dhe logjika e mendjes së kohës së kaluar e cila ka investuar dhe në kontinuitet vazhdon të investojë në fobinë dhe frikën e diskriminimit ndaj marrjes së udheheqjes politike dhe institucionale.

Analizat që meren me marrëdheniet birosë sociale të vërtetojnë se të rinjtë të cilat nuk gjejne punë të përshtatshme apo frikohen nga mobingu dhe shantazhet e drejtuesit të firmës apo punëdhënësit e shohin jetën shumë të vështire dhe të ngushtë dhe pa perspektive.

Kjo gjendje është shumë e dëmshme për kombin dhe shtetin.

Sepse kjo gjendje shkakton humbje të shpresës tek të rinjtë.

Në momentin kur të rinjtë humbin vullnetin dhe dëshirën të kontribojnë në vendin, kombin dhe shtetin e tyre ata përcaktohen dhe përzgjedhin jetën jashta ligjit dhe jashta normave fetare të shtrenjta.

Kjo gjendje i detyron të instalohen në rrjetët radikale, terroriste dhe kriminale.

Kjo formë e përcaktimit të tyre shkakton frikë dhe turp sepse dëmton identitetn shqiptarë – kombëtare dhe fyejnë normat fetare dhe dispozitat e Kuranit.

Prandaj, apriori na duhet një ndryshim apsolut, qe t’i aftësojmë për punë në të gjitha sferat e jetës si ata administrative, institucionale, tregtare, drejtues të firmave dhe kompanive te shendosha te pollogut dhe me gjerë.

Pasi gjendemi ne fushatën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021 është mirë që nga kandidatët të ndëgjojmë se si d’të menaxhojnë me firmat ekzistuese sa janë ata në numër dhe sa janë në gjendje këta kompani shqiptare të ndryshojnë gjendjen e të rinjëve në drejtim të punsimit dhe të ofrimit të punës sipas ligjit ekzistues në RMV.

Sa komuna zhvillon patriotizmin ekonomik në detyrimet që duhet mbajtur ndaj firmave mbrenda saj.

Firmat dhe kompanitë shqiptare si i trajtojnë qytetarët dhe punëtorët mbrenda territorit të komunës përkatëse dhe nga ana tjetër komuna sa është në gjendje të eleminojë parregullesitë nga kompanitë dhe firmat mixro dhe maxro të boznesit .

Sot komunat gjendjen sociale të qytetareve dhe valën e varferisë duhet ta shohin si një menaxhim te politikave bum dhe kruciale të çdo komune në vendbanimet shqiptare.

Këta politika deri më tani vet kanë shkaktuar varfërinë dhe egzodusin e shqiptareve duke mos mbajtur llogari për sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë.

Cdo firme duhet te kete puntore te caktuar te regjistruar nga enti komunal per punsim.

Dikurë një kryetarë komune dinte se sa hectare dhe sa tonelata do të prodhohen nga kultura të ndryshe dhe në veçanti grurë.

Kjo praktikë akoma funksionon në vendet e zhvilluara.

Komunat deri më sot nuk kanë mbajtur përgjegjësi për promotivin e stabilitetit të të drejtave të njeriut për punsim dhe ikje nga vendlindja.

Në amerikë ekzistojë fondacione dhe subvencione të fuqishme për qëndrimin e banorëve rural në vendbanimete e tyre.

Ne të gjitha këta probleme personale, familjate, shoqërore dhe ekonomike ia kemi lënë në “disponim” qeverise qendrore e cila kur duhet të merret me problemet e qytetarëve suksesshsëm zhonglon me çështjen Euroatlantike shteti në Nato etj. .

Dakortë se shteti i ka këta ingerenca mirpo politikat e kryetareve te komunave duhet të raportojne nga Enti për punsim me numrin e të pa punsuarve ne çdo komunë që ta udhëheqin.

Të ofrojnë zgjidhje përmes deputetëve të zonës përkatëse dhe të ministrive.

Ky llojë i menaxhimit të kryetarit të komunës e bën komunën dhe kryetarin e saj një pergjegjës numër një në vendbanimin ku ajo funksionon si komune dhe përcaktonë sovranitetin e saj dukshëm.

Këtu dua të potencojë neglizhencën dhe mos përfilljen e sektorit të religjionit i cili fare nuk konsiderohet i rëndesishëm në vendim marrjen e proceseve politike të komunës në palnifikimin e infrastrukturës fetare.

Si psh.ne objektet fetare si objekte publike (xhamia dhe kisha) rrima, nxemja qendrore, sherbimi i varrtimit , varrezat, mektebi , pajisjet per mirmbajtjen e sektorit kulturore prane xhamiave nuk vjene aspak në pyetje të fillohet me këta programe për të cilat nuk mund të arsyetohen me preteksin se jemi shtet sekular.

Vetëm për informacion në Mbretërinë jugosllave vazhdimisht në Këshillat e komunës ka pasur përfaqësues nga Myftidairja-Poverensvta.

Askush nuk pyet për çështjen e religjionit dhe dukurise fetare dhe monomentet sakrale në Tetovë dhe komunat e tjera me elektorat shumica shqiptare.

Asnjë kandidat deri tani nuk ka shprehur gadishmëri por edhe mediat të cilat ekzistojne nga taksat e qytetareve nuk janë në gjendje të shtrojnë një pyetje nga sociologjia e Religjionit.

Për fat të mirë vërejtë nëë Tv Telma ne gjuhen maqedonase udheheqsja e emisionit me dt. 30.09.2021, me kandidatet për kryetarë komune nga Tetova parashtroi pyetjen direkte kryetares se komunës se Tetovës T.Arifi, se si mundet të lihen varrezat ortodokse (pravosllave) në Tetovë në këtë gjendje të mjerueshme.

Pergjigja ishte se për ortodoksët kemi ndërtuar kapellë-morg.

Sistemi i agregatit te vakefit ne BFI në çdo njësi vakufore të xhamiave është në gadishmëri të aktiviteteve fizike dhe administrative që mbulonë dhe shërben mbrenda çdo komune.

Komunat sikur kanë mbyllur sytë ndaj këtij aktiviteti të njësive të njësive të vakëfit në çdo Keshillë të xhamiave.

Në fund dua të shpjegojë gjendjen e administruar komunale dhe qendrave islame në Paraguaji.

Paraguaji një shtet në Ametikën Latine i cili kufizohet me argentinën, bulivine dhe brazilin.

Në Republikën e paraguajit ka gjithsej 15 000 mysliman të ardhur nga Siria dhe Libani që nga viti 1888.

Nëse lexoni të drejtat fetare qe ata i kanë në krahasim me ne këtu në komunat shqiptare d’të mendoni se paraguaji ështe në mes të iranit apo të egjiptit.

Ky komunitet mysliman në Paraguaj gjithsej është sa numri i myslimanëve në komunën e Bervenices.

Mirpo, i cili gëzon të gjitha të drejtat e menaxhimit dhe lidhshmërisë institucionale me qeverine qendrore dhe qeverite komunale.

Siguria e lirise finansiare dhe ekonomike ndaj fese islame në amerikë në vendet skandinave dhe evropë qendrore nuk është më çështje bisede por obligim i komunës dhe shtetit ndaj myslimaneve që kanë shkuar para 70 apo 120 vite.

Ne për fat të keq akoma humbim minutat duke biseduar për trasimin e rrugëve dhe rrugicave.

Ne kohen e halifes se dytë (640 v.) haz.Omeri i drejtë në një prononcim zyrtarë ka deklaruar:

“Me ka kapur vaji dhe brenga për cjapin e egër në malet e irakut (mesopotamia)nëse e thyen këmbën,unë si do t’i japë përgjigje Zotit të Gjithesise”.