Kina prezanton gjuajtësin e parë anti-radar J-20 me dy pilotë (fotot)

Ushtria Çlirimtare e Kinës kishte spekuluar prej kohësh për prodhimin e një varianti me dy pilotë të gjuajtësit të saj elitar J-20, çka duket se konfirmohet së fundmi nga pamje të dala në rrjet.


Avionët e rëndë anti-radar kinezë J-20 kanë hyrë në shërbim në vitin 2017 dhe ishin asokohe të parët e kesaj teknologjie që prodhoheshin jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ata u krijuan për të rivalizuar gjuajtësin elitar amerikan F-22 Raptor, me atribute si lartësi të madhe fluturimi, shpejtësi të lartë dhe masë të zgjeruar armatimesh.

Ashtu si homologu amerikan F-22, J-20 u pajis me një radar anti-zbulim për të shtuar shanset e mbijetesës.

Edhe F-22 fillimisht mendohej të krijohej si gjuatës me dy pilotë por ky program u anullua në 2011 si rezultat i kostove të mëdha.

Por Kina duket se ka plane më ambicioze për modelin e saj të rëndë J-20 i cili vijon të përmirësohet me teknologji të reja, që prej inteligjencës artificiale deri te motorët kinezë WS-15 që tashmë prodhohen në vend.

Krijimi i variantit me dy pilotë të J-20 është symbol i zhvillimit të Kinës si një fuqi ajrore.

Në një kohë kur SHBA ka anulluar disa nga variantet superiore të gjuajtësit F-22 dhe kur Rusia po prodhon avionin e saj anti-radar Su-57 vetëm në shkallë të vogël, Kina duket në pozicion të marrë komandën e fushës, shkruan rrjeti militarywatchmagazine.com