Lideri i Lëvizjes Besa dhe kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në tre pyetjet e parashtruara nga TV21, për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi të dhëna në ClickPlus, është përgjigjur në të njëjtën mënyrë – “nuk ja vlen t’i komentoj deklaratat e Thaçit”.

Në një moment, ai shtoi se “nuk e di nëse ka thënë diçka të vërtetë Thaçi në emision”.

Kujtojmë se Thaçi dje në ClickPlus deklaroi se ka pasur marrëveshje për bashkëpunim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale edhe me Kasamin, por ky i fundit e ka shkelur atë, se Besa do të dalë nga qeveria për t’u zëvendësuar me partinë opozitare – Alternativa dhe se Kasami ka pasur kontakte për bashkëpunim edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti./TV21