Ka ndërruar jetë vëllau i Myftiut të Gostivarit

“Të All-llahut jemi dhe te Ai doemos do të kthehemi.”


Ka ndërruar jetë vëllau i Myftiut të Gostivarit

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë, mori jetën e Nasir Zendelit. Lajmin e ka konfirmuar vëllau i tij dhe njëherit Myfti i Myftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli.

“Të nderuar miq, kolegë
Me shumë dhimbje e pikëllim ndaj me ju lajmin e ndërrimit jetë të vellaut tim të madh Nasir Zendeli.
Neve nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i nënshtrohemi caktimit të All-llahut.
Varrimi do të bëhet me namazin e ikindisë.
Mbrëme u bë një natë e vështirë për të gjithë ne”, ka shkruar Myftiu i Gostivarit në një status në fb.

Nasir Zendeli nga fshati Çegran i Gostivarit humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditën e djeshme në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Në këtë aksident ku humbi jetën Nasiri, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë.

Ngushëlime familjes Zendeli