Bekim Sali, kandidati i koalicionit maqedonas – shqiptar VMRO-DPMNE, Alternativa dhe ASH sërish ik debatit televiziv me kryetarin aktual dhe kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Shkupin e vjetër – Çairit, Visar Ganiu. Nuk u paraqit në debatin e organizuar nga gazetarja Jeta Xharra në platformën “Kallxo” i cili debat u transmetua edhe në televizionin publik të Maqedonisë së Veriut, shkruan opinionshqip.live


Ai ditë më parë me bishtin ndër këmbë duke u fshehur, nuk u paraqit edhe në debatin e organizuar nga televizioni kombëtar KLAN.

Në dy rastet duke u fshehur si artistë pas platformës së “facebooku-t” i ik ndeshjes së programeve, ideve dhe planeve për Çairin në mënyrë të argumentuar dhe sheshazi. Ikja prej frikacaku e Bekim Sali nuk përfundon këtu!

Ai nuk u paraqit edhe në takimin e kafes që e organizon televizioni kombëtar TV21 mes kandidatëve me qëllim që të përçohet porosi te qytetarët se gara politike është ndeshje e argumenteve dhe programeve, e asgjë më shumë pos kësaj. Bekim Sali nuk e përçojë këtë mesazh! Athua pse? Cili është plani i tij ogurzi për Çairin!

Se Bekim Sali nuk është i përgatitur për një garë fer të drejt dhe demokratike, e aq më pak për të marrë mbi supe drejtimin e komunës flet edhe ikja e tij nga nënshkrimi i Kodeksit për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Bekim të dielën nuk ke ka ik prej qytetarëve!

Pse po u ik Bekim Sali debatet televizive?

Debati është një teknikë komunikimi që kontribuon në ballafaqimin e ideve e mendimeve të ndryshme për një apo më shumë tema të caktuar. Bekim Sali dhe bartësi i listës së tij për këshilltarë, Zudi Enus Koka ende nuk janë përgjigjur ndaj pyetjeve publike të Visar Ganiut se kush po e uzurpon hapësirën publike në Çarshi të Shkupit? Nuk flet Zudiu, ik Bekimi, hesht “коалиција”!

Por, jo vetëm për këtë, Sali i ik debatit për arsye se shumë nga projektet që i prezanton sit ë tija, vetëm se janë në fazën e realizimit, ose kanë filluar shumë më herët. Bekim Sali nuk jep përgjigje se si do të shpall konkurs ndërkombëtar për “master” planin e tij? Sa kohë i duhet të zgjedh ideatorin dhe realizuesin? Ndërkohë, në atë kohë Çairi duhet të ngelë në mëshirën e tenderit të tij! Zaten ai dhe partiçka e tij ja dinë rendin manipulimit të parasë publike! Kujtojmë se vetëm me një konkurs në Ministrinë e Kulturës bënë hatanë, namin dhe u bënë gazi i botës. Gjithë parat ua ndanë shtypshkronjave të “abise” dhe partisë!

Sali mund ti ik debatit televiziv, por në asnjë mënyrë mejdanit me 17 tetor. Dita që do të plotësojë dëshirën e tij për pensionim politik, për arsye se vet është deklaruar se nëse nuk fiton kësaj herë do heq dorë nga politika. Athua shqiptarët e Çairit meritojnë një kryetar që heq dorë kaq lehtë vetëm nëse nuk fiton? Një njeri që i lë në mes të rrugës?

Ndryshe nga Bekim Sali, të gjithë kandidatët tjerë në garën për Çairin morën pjesë në dyja debatet dhe i argumentuan politikat e tyre programore dhe vizionin se si do të duket Çairi nëse ato e marrin besimin e qytetarëve.