Të dielën, vendvotimet hapen në ora 07.00 dhe mund të votohet deri ora 19.00, kur zyrtarisht përfundon votimi. Pas orës 19.00 mund të votojnë vetëm personat që kanë mbetur nëër vendvotime.


KSHZ-ja për jehonën e zgjedhësve dhe detajet tjera do të nis të informojë nga ora 09.30 dhe do të mbajë konferenca për media cdo dy orë . Pas përfundimit të votimit në orën 19.00, KSHZ në ueb faqen e saj do t`I publikojë rezultatet.

Ndërkaq, shërbimet e MPB-së në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të punojnë në Komunat ku do të ketë votime, me qëllim që t`u dilet në ndihmë qytetarëve për t`I marrë letërnjoftimet e tyre.

KSHZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar 871 vëzhgues të vendit dhe 328 ndërkombëtar, që do ta ndjekin raundin e dytë. OSBE-ja ka akredituar 218 vëzhgues, SHBA-të – 15 dhe 38 përkthyer, Ambasada ruse – 4, derisa Franca ka akredituar gjashtë vëzhgues. Vëhgues do të ketë edhe nga Shqipëria, Kosova, Belgjika, Hungaria, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina, Britania e Madhe, Spanjë, Kroacia, Bullgaria, Letonia, Austria, Cekia, Holanda etj. Zgjedhjet do të ndiqen nga 10 gazetarë të huaj.

Në ditën e votimit, konform situatës epidemiologjike, qytetarët duhet t`I respektojnë protokollet shëndetësore, pasi edhe këto zgjedhje zhvillohen me masa të posacme anti-covid./KlanMacedonia/