Jahiji: Faleminderit nga zemra për përvojën e jashtëzakonshme, për kontributin tuaj të dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore

Kandidati i BDl-së për kreun e komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka falenderuar mbështetësit e tij për përvojën dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore, transmeton TetovaSot.


“Të nderuar Vëllezër e Motra!

Faleminderit nga zemra për përvojën e jashtëzakonshme, për kontributin tuaj të dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhor!
Ju falënderoj për idetë, për mbështetjen, për mikpritjen dhe dashamirësinë tuaj gjatë takimeve tona!
Çdo ditë të këtyre 3 javëve u munduam të shpjegojmë idetë dhe platformën tonë për katër vitet e ardhshme! Besojmë se me mbështetjen tuaj, do të mund të realizojmë vizionin e përbetimet tona për platformën tonë, për të rinjtë, për sportin, blegtorët e bujqit, për ndërmarrjet private, për kthimin e shpresës në vendbanimet tona !
Ju uroj të keni shëndet dhe gjithë këtë energji e shpresë me 17 Tetor ta shndërrojmë në mbështetje!
Ju faleminderit për përkrahjen!
#ZgjidhJetë 💚
#VotoBlertë 🍀
#Rretho 3️⃣”, ka shkruar Jahiji përmes Facebook.