Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

NGA SKËNDER SADRI KAPITI


Këtë shkrim të poshtëm e kam shkruar me 21 Maj 2021, 2 javë para zgjedhjes
së Bashës si kryetar legjitim dhe stator i Partisë Demoratike, e që tani pas
dëbimit të Sali Berishës me “non grata” për të mos hyrë në SHBA dhe
sidomos pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha bashkë
me antiBashët kanë ndërmarrë një lëvizje për ta rrëzuar Bashën si Kryetar i
Partisë Demokratike, gjë e cila do t’i shërbente dhe do t’i shkonte shumë për
shtat Partisë Socialiste për të qeverisur qetë dhe e pashqetësuar as nga
opozita e as nga ndërkombëtarët të cilët e kanë izoluar Berishën.

Ja pse Partisë Socialiste i interesonte që kryetar i PD-së të mos
rizhgjidhej Lulzim Basha (shkruar e botuar me 29 Maj 2021)

Së pari: nëse nuk do të zgjidhet Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike
me 13 Qershor 2021, këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar
tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vend  demaskimin,
kundërshtinë dhe drejtësinë  kundër  regjimit të Ramës për  blerjen e votave.

Së dyti: kryetari i ri nëse zgjidhet ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai  tjetri do ta
pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen  e zgjedhjeve të
25 Prillit 2021 Bashën, dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një
rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht agresivitetit dhe blerjes së votës
nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brenda Partisë
Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.
Lulzim  Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët dhe mjeranët brenda
Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e dështakëve të Lidhjes
Demokratike të Kosovës kundër Vjosa Osmanit pas zgjedhjeve të 6 Tetorit
2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi LDK-ja, kur në të vërtetë LDK-
ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin  historik prej saj , prej kandidaturës së saj

për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin
LDK-ja pësoi humbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e
parakohshme të vitit 2021.
Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha
atëherë ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje
apo  zgjedhje të reja para kohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi
Ramës.
Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhet një kryetar tjeter i
PD dhe jo Basha atëherë Partia Demokratike do të merrej e do vepronte 
si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali
Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.
Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është
një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëherë ky
do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e
qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi
ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe
antikorruptiv si  dhe pra  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e
bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së
ikur, dhe as ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj
atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te
drejtësisë në Shqipëri.