Ilaçi i marrë nga kërpudhat e Himalajeve, është 40 herë më efikas në zhdukjen e qelizave të kancerit.

Molekula e gjetur në kërpudhat Himalajeve mund të përfaqësojë një hap të madh përpara në trajtimin e pacientëve me kancer.

Është një lloj i ri i kimioterapisë, i bazuar në një “kimikat magjik” që është provuar të jetë një ilaç jashtëzakonisht efektiv kundër kancerit, shkruan revista shkencore science.

Ilaçi, i quajtur NUC-778, është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike britanike NuCana, dhe është i rëndësishëm sepse ka potencialin të shkatërrojë qelizat e kancerit 40 herë më me efikasitet sesa komponimet e mëparshme. Krahasuar me llojet ekzistuese të kimioterapisë, ajo shkakton më pak dëme në trup.

NUC-7738 është ende në një fazë të hershme të zhvillimit, kështu që aktualisht nuk është i disponueshëm si ilaç. Sidoqoftë, provat klinike kanë treguar rezultate premtuese dhe sugjerojnë që ilaçi mund të bëhet një opsion i ri trajtimi për pacientët me kancer.

Përbërësi aktiv i ilaçit NUC-7738 i quajtur cordycepin është përgjegjës për gjithçka. Ky përbërës ka veti anti-kancer, si dhe antioksidues dhe anti-inflamator.

Ndryshe, provat klinike filluan në vitin 2019, dhe deri më tani ato premtojnë shumë.