Kryetari i Shkupit të vjetër – Çairit dhe kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) edhe për një mandat, Visar Ganiu para dhjetë dite duke debatuar në Programin 200 në Tv Alsat, shtangu kundër-kandidatin e tij na koalicioni Alternativa-ASH, Bekim Sali duke e sfiduar publikisht të tregon se kush e ka uzurpuar pronën publike në Çarshinë e vjetër të Shkupit.


“Si t’iu besojnë ju popullata kur bartësi i listës së këshilltarëve tuaj Zudi Enuz – Koka e bllokon parkingun e Çarshisë së Shkupit. Midis Çarshisë vendos mur betoni, ndërsa ju talleshit me murin në Çairçankë. Me këtë duhet me u qesh, kjo është për tu qarë. Si t’iu besojë populli ju se do e rregulloni Çarshinë kur i ati i tij (Zudi Enus Koka) del e bllokon Çarshinë, shikoni çfarë ndërton, hyrejen e Çarshisë e bllokon. Si t’iu besojë popullata ju”, ka sfiduar publikisht Ganiu, kundër-kandidatin e tij, por edhe bartësin e listës së këshilltarëve dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Enus – Koka, për një debat më të gjerë mbi uzurpimin e hapësirave publike.

Në mungesë të një përgjigje, Bekim Sali u tregua se është njeri që lë në gjysmë të betejës shokët e tij, duke u distancuar nga bartësi i listë së tij për këshilltar.

“Kjo nuk ka të bëjë me mua” u përgjigj Sali. Ndërsa Ganiu iu përgjigj duke e rikujtuar se është bartës liste i këshilltarëve të koalicionit të tij Aletrnativa-ASH-VMRO-DPMNE.

“Unë nuk i njohë pronarët e asaj. Zudin e njohë si shok, mik timin. Nuk ja njoh pronën e babës, vëllait, tezës e familjes së tij”, u përgjigj Sali.

Edhe pse Sali u distancua publikisht, edhe pas 10 ditëve që kur Visar Ganiu ka sfiduar publikisht kundërshtarët e tij që të japin përgjigje se kush po e uzurpon pronën publike në Çarshi, nga partia e Zudi Enus Koka nuk ka asnjë reagim, asnjë demant. Por, mbizotëron heshtja e cila flet se ky grup politik nuk e ka hallin as të pronës publike as të “masterit” të Bekim Sali, por të egove dhe interesave të tyre personale, grupore e klanore.