Një lajm i rëndë është bërë me dije pak minuta më parë, ku sipas informacioneve bëhet me dije se 4 shtetas rusë janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit. 4 viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të asfiksuar në një saun.


Deri më tani, rrethanat nuk janë bërë të qarta. Ndërkohë që pritet që ngjarja të zbardhet nga polciia dhe së shpejti të kemi një deklarim zyrtar mbi shkaqet që e shkaktuan një ngjarje kaq të rëndë.