Franca ka mbyllur çdo gjë në minutën e fundit të ndeshjes së gjysmë finales së Ligës së Kampioneve.


Autori i golit ishte Theo Hernandez me një goditje bombastike drejt portës së belgeve.

Goli i parë i ndeshjes ishte për belgët ku golin e shënojë Yannick Carrasco në minutën e 37-të.

Kurse golin e dytë e shënojë Romelu Llukaku në minutën e 40-të.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të belgëve.

Ndërsa në pjesën e dytë, francezët kanë ndezur motorët e tyre, ku në minutën e 62-të kanë shënuar gol Karim Benzema.

Kurse në minutën e 69-të gjyqtari është konsultuar me sistemin VAR dhe ka akorduar një penallti për Francën, të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe dhe është treguar i sakte nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Në minutën e 87-të Romelu Lukaku ka shënuar gol përsëri, por golin e ka anuluar sistemi VAR përshkak të pozitës jashtë loje.

Ndërsa në minutën e fundit, Franca e shënojë një super gol.

Autori i Golit ishte Theo Hernandez.

Ndeshja ka përfunduar në favor të Francës me rezultat 2-3.