Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Namik Çangu që u torturua nga grabitësit. Pëson hemorragji

U torturua nga grabitësit, përkeqësohet gjendja shëndetësore e biznesmenit Namik Çangu.


Mbrëmjen e së shtunës ai u grabit dhe u torturua nga disa persona në banesën e tij.

Për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore. Raportohet se gjatë natës ai ka pasur hemorragji.

Edhe pse sot policia ka shkuar t’i marrë tjetër dëshmi, nuk ka qenë në gjendje prej përkeqësimit. Aktualisht familjarët po presin mbërritjen e autoambulancës për ta dërguar në spital për kontrolle më të imtësishme.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve.