Pas shpalljes së kandidaturës edhe për katër vitet e ardhshme nga kryetari aktual i komunës së Likovës Erkan Arifi, i përkrahur unanimisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përkrahja e popullatës nuk ka ë ndalur.


Gjatë një ankete të realizuar ditëve të fundit, banorët e komunës së Likovës, pothuajse njëzëri përkrahin kryetarin aktuar Erkan Arifi, pasi që sipas tyre ai është kryetari i cili ka punuar më së mirë dhe në mënyrën më korrekte deri më tani krahasuar me të gjithë të tjerët para tij.

“Unë si plak sa e kam pa, asnjë kryetar kaq shumë nuk ka punu. Unë nuk e kam asgjë, nuk e kam familje, vetëm katundar, ama po shihet se çka ka punu për katër vjet. Kisha pas qejf që populli ta votojnë edhe një mandat që të mundet të punoje edhe ma shumë.”

“Kryetari Erkan Arifi ka punu ma shumë se kryetarët e përparshëm. I meriton edhe dy mandate, jo një mandat sipas punës që ai ka bo.”

“Ma të mirë nuk ka, ma mirë se ku që ka punu, nuk ka askund. Kemi pasur edhe të tjerë, Erkani, me rrugë, me rrjete të ujësjellësit, kanalizimit të gjitha na i ka bërë. Jo edhe një mandat, po edhe pesë të tjerë i meriton sa të jetë gjallë të paktën e dimë se dikush po punon për neve.”

“Kemi qejf që Erkani të merr edhe një mandat.”

Nga ajo çfarë flitet dhe shihet në terren, kryetari aktual i komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, jo vetëm që është favorit absolut për fitore, por me shumë gjasa do të fitoj që në rrethin e parë.