Emisioni “Për’puthen” i cili shikohet shumë nga kosovarët, po ngjall reagimin edhe të predikuesve të fesë islame.

Hoxha nga Prishtina, Labinot Maliqi, ka deklaruar se është haram të shikohet ky format televiziv.

Ai ka thënë se një emision i tillë iu bën dëm familjeve kosovare.

“Mund të them se edhe fetarisht është haram që të shikohen emisione të tilla, prej të cilave nuk ka asnjë dobi. Prej tyre mund të ketë edhe efekte anësore të ndryshme që mund t’iu bëjnë dëm familjeve…”, ka deklaruar Maliqi.