Prej orës 17:40 minuta përdoruesit e Facebook, Instagram dhe Whatsapp po përjetojnë probleme në shumë vende të botës, pasi nuk janë të aksesueshme. Tre aplikacionet janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg.


Reagimi i parë nga Facebook erdhi në orën 18:22 përmes Twitter, ku theksohet: “Ne e dimë se disa përdorues kanë probleme në qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”.