Edhe Arkin Jahiji i BDI-së mbështet Enver Pajazitin në raundin e dytë

Përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, z. Arkin Jahiji, ka mbështetur kandidatin e pavarur për kryetar të kësaj komune z. Enver Pajaziti, duke qenë se ky i fundit në raundin e dytë garon me kundërkandidat të VMRO-së nga pala maqedonase.
Jahiji në statusin e tij në “facebuk” ka deklaruar se qëndron në mbështetje të kandidatit të pavarur z. Enver Pajaziti, duke qenë kështu konsistent ndaj deklaratave të tij publike për mbështetje të kandidatit shqiptar në Bërvenicë.
Ndryshe, duket që në komunën e Bërvenicës sundon një vetëdije e lartë kombëtare të të gjithë banorët dhe vota do të jetë e unifikuar për kandidatin shqiptar z. Enver Pajaziti. Ndërkaq kandidati Pajaziti përmes një letre të respektit ka ftuar për ditën e nesërme (e hënë) 25.10.2021 të gjithë kandidatët shqiptar nga partitë politike të bashkohen në takimin tematik për të rishikuar programin e ardhshëm katërvjeçarë të qeverisjes me komunën e Bërvenicës.