Dy Satelitë në orbitë, Rama: E kam thënë seriozisht, është projekt serioz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e ka pasur shumë seriozisht në lidhje me dy satelitët në Orbitë.


Ai ka thënë se ky projekt do t’i bëjë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin.

“E kam thënë seriozisht dhe më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë kompetentin. Satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të jenë në Orbitë dhe do të na bëjnë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin. Ka të bëjë me një projekt që do ta tansmetojmë shumë shpejt”, ka thënë Rama.