Dy kundërkandidatët për Komunën e Çairit, Visar Ganiu nga radhët e BDI-së, dhe Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, sot e kanë përfunduar fushtën zgjedhore. Visari dhe Kastrioti fushatën zgjedhore e përfunduan sot duke e përqafuar njëri-tjetrin.

“Fushatën elektorale e filluam me një kafe në Çarshinë e Vjetër me kundërkandidatin tim Kastriot Rexhepi dhe sot rrugët rastësisht na u bashkuan përsëri në Çarshi, për ta shënuar fundin e kësaj fushate.
Kjo është demokracia të cilën duam të promovojmë. Pavarësisht dallimeve politike dhe programeve, ne gjithmonë duhet të bëhemi bashkë për ti dhënë më të mirën qytetarëve tanë”, shkruan Visar Ganiu.