Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është mjaftë e vështirë, për fat të keq ndoshta më e vështira. Filluam mes të parëve dhe Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim e kemi nënshkruar para Kroacisë, e cila tani tetë vite është anëtare e Unionit, e ne nuk mundemi ta fillojmë procesin, ende jemi para derës, trokasim në derë, thotë zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.


“Raporti i parë i mirë arriti në vitin 2009. Domethënë ne kemi mbi 10 raporte të mira, të cilat nuk janë të mjaftueshme për aksion. Ne kemi rezultate mjaftë të krahasueshme edhe me Serbinë dhe me Malin e Zi – vende të cilat janë në proces me vite, edhe në grupin e parë të themeleve, edhe në grupin e dytë, edhe në grupin e tretë edhe në atë të katërt,… Megjithatë fakti që nuk ka aksion në ndonjë mënyrë e zvogëlon peshën e këtyre raporteve dhe në raportin në pakon e zgjerimit, madje edhe vet Komisioni e konstaton”, thotë Dimitrov në intervistë për Euronjuz Serbia, në përgjigje për koment për raportin e fundit pozitiv që e ka marrë vendin nga KE-ja.

Ai thekson se Bullgaria me politikën dhe veton e saj në ndonjë mënyrë e kompromiton miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa vendos veto edhe në BE ndaj rajonit, pjesë e të cilit janë.

Në pyetjen nëse kryeministri Zoran Zaev do të tërhiqet nëse opozita fiton në zgjedhjet lokale në Shkup, Dimitrov thekson se zgjedhjet lokale duhet sipas definicionit të jenë për tema lokale, megjithatë, shton ai, fakt është se edhe perceptimet për pushtetin qendror ndikojnë ndaj zgjedhjeve lokale.

“Të shohim se çka do të ndodhë. Zakonisht nuk është falënderuese të parashikohet. Kemi zgjedhje të dielën. Unë kam një situatë specifike, pasi nuk jam në parti, e flasim për zgjedhje lokale. Misioni dhe kauza ime personale dhe roli në politikë është kursi strategjik, të cilin ne e kemi filluar në vitet e hershme të 90-ta – të hyjmë në NATO, që për ne do të thotë shtylla dhe kulmi i shtëpisë dhe të hyjmë në BE që ta rregullojmë shtëpinë brenda”, tha Dimitrov.