Dialog me armikun

NGA: MERXHAN JAKUPI 


Tërheqja e trupave nga Afganistani dhe hyrja e talibanëve në Kabull, si dhe në provinca të tjera dhe marrja e pushtetit prej guerilëve, nga një numër i serbëve u prit me ngazëllim, me shpresën se me dobësimin e SHBA-së dhe NATO-s, në të ardhmen do të mund të ndodhë i njëjti skenar edhe me Kosovën. Me atë rast, shumë nacionalistë serbë, para ekraneve televizive dhe mediumeve, kanë brohoritur me ovacione, si tifozët në stadiume të futbollit. Në mbrëmje, nëpër sheshe, një numër nacionalistësh serbë me makina festonin marrjen e pushtetit nga talibanët, duke brohoritur paralelisht: “Shkojmë në Kosovë!”, “Duam armë!”, “Jetën e japim, Kosovën s’e japim!” etj. Në portale dhe rrjete sociale u shkruan slogane: “Shkojmë në Gazimestan!”, “Shkojmë në Prizren!”.

Në një portal, një serb kishte shkruar një mesazh për serbët: “Na pritni në Prizren!”. Ky mesazh linte të kuptohet nëse do të kthente te ndonjë mik sa për një kafe, në rrugë për në bregdetin shqiptar. Mbase pritnin që dikush nga shqiptarët do të shprehte urrejtje gjatë rrugëtimit të tyre nëpër autostradë për masakrat serbe në Kosovë, por jo, nuk u kishte ndodhur gjë turistëve serbë. Serbët që u nisën dhe kaluan nëpër Kosovë për pushime në bregdetin shqiptar të Adriatikut nuk kishin pësuar dhe as që u mungonte një qime. Në Shqipëri, ata ndiheshin si në Shumadi, në Beograd apo në Banja-Llukë. Këtë realitet e kam vërejtur edhe vetë, gjatë qëndrimit në Bregdetin shqiptar.

Në një hotel ku qëndroja te Shkëmbi i Kavajës, shumica ishin nga Serbia dhe Bosnja, të cilët ishin të impresionuar nga mikpritja e ngrohtë. Një çift nga Kragujevci u shpreh shumë i kënaqur: “Vijmë për herë të parë dhe jemi të befasuar këndshëm nga mikpritja dhe plazhet e bukura të këtij bregdeti!”. Duke ndërhyrë në bisedë, i thash zotërisë që shqiptarët e kanë mikpritjen të trashëguar nga kodi gjenetik dhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, që ishte një princ arbëror.

* * *

Duke vazhduar bisedën, i bëra me dije se shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që i kanë pritur dhe i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë dhe i kanë shpëtuar nga holokausti. Sipas kanunit të shqiptarëve, edhe armiku konsiderohet për mik, nëse troket te dera. Kur të largohet, do ta përcjellin deri në skaj të vendbanimit, pastaj nuk përgjigjeshin më për sigurinë e tij.

Më habiti reagimi i këtij “miku”, i cili më tha: “Mos më thirr zotëri, por armik! Do vijmë me tanke e helikopterë për ta çliruar Prizrenin! Do ta rikthejmë Kosovën që është pushtuar nga shqiptarët. Kosova për ne serbët është djepi ynë, shpirti, zemra, gjaku…!”

Kaq egërsi dhe arrogancë, përplot urrejtje s’kisha parë. Ai vazhdoi me avazin e vet se s’kishte fjetur tërë natën kur presidenti i tyre kishte dërguar, kohë më parë, avionë, helikopterë dhe tanke, nga dëshira e madhe që t’i riktheheshin Kosovës, “tokës së tyre të shenjtë, kishave, manastireve dhe varreve të gjyshërve”.

“Edhe po të vdisja për këtë kauzë, për mua do të ishte vdekja më e ëmbël. Prandaj, nuk është me rëndësi se si do më thërrasësh, zotëri apo armik!”

Ndonëse nuk ia vlente dialogu, unë vazhdova me fjalë qytetëruese: “Ne shqiptarët, sipas Kanunit, kemi respekt edhe ndaj armikut!”.

Duke ma ndërprerë fjalën, sërish ndërhyri: “Presidenti ynë, së bashku me ambasadorin rus, treguan muskujt ju shqiptarëve dhe amerikanëve, ndonëse e dimë që ju e keni Amerikën si babë, por edhe ne jemi rusët e vegjël në zemër të Evropës, prandaj ne një ditë bashkë me vëllezërit tanë, rusët e mëdhenj, do ta marrim jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë Ballkanin…!”

Në moment ndërhyra kur dëgjova fjalë përplot shfryrje urrejtjesh: “Si duket, ju serbët ende nuk paskeni marrë leksione nga lufta e viteve të ’90-ta. Slloba juaj ju premtoi “Serbinë e madhe”, por mbetët në një Serbi të vogël. Unë e di se shumë serbë nuk mendojnë si ju. E di që ju e konsideroni Nenad Çanakun për tradhtar, por ai kishte guxim të thotë që ka një numër serbësh që janë të çmendur në atë shtet, ende nuk janë mbushur me mend. Si duket, dikush dëshiron të futet në një aventurë. Ditët që presidenti kishte lëshuar makineri të armatosur në kufi me Kosovën, Çanak kishte deklaruar se i kishin telefonuar shumë serbë të shqetësuar se dikush përsëri do ta fusë popullin në luftë, por ai i kishte qetësuar se luftë s’do të ketë”.

Për çudi, serbi u step dhe kyçi gojën, andaj unë vazhdova ta godasë me gurin e tij: “Një fqinj, shumë i shqetësuar, nga frika se do hyjnë trupat serbe në Kosovë, i ishte paraqitur Nenad Çanakut. Por ky e kishte qetësuar se nëse ndodh kjo, atëherë do të vepronin SHBA dhe NATO. Serbët u kanë ardhur perëndimorëve në maje të hundës, kanë kaluar vijën e kuqe. Disa diplomatë evropianë kishin thënë që po të futej edhe njëherë Serbia në një aventurë të tillë, do ta përjetonte kataklizmin.