Tashmë Blerim Sejdiu duket se i ka ditët e numëruara në postin e të parit të Zhelinës .Këtë e vërtetojnë tubimet e partive tjera nëpër zonat gjithandej kësaj Komune, sidomos BDI përmes Fatmir Izairit shkruan TetovaSot .Por ajo që bie më së shumti në sy është dëshpërimi i banorëve nga Blerim Sejdiu , pikërisht nga zona e tij elektorale dhe pikërisht ata kërkojnë tashmë zgjidhje nga BDI dhe ASH .Në vijë të kësaj është edhe një tubim me qytetarët e Kapazhdollit nga ASH, pra në vendlindjen e kreut aktual Sejdiu .
Nga ASH shprehen se në këtë tubim qytetarët e Kapazhdollit janë shumë bujarë dhe mikpritës. Aq mikpritës sa që edhe hapësira e brendshme ku u tubuam nuk ishte e mjaftueshme për pjesmarjen e të gjithë qytetarëve.” Folëm për problematikat e hallet e tyre që deri tani nuk është marrë asnjë iniciativë për ti zgjidhur ato. Ne u treguam se premtimet dhe zotimet tona janë të PASTRA dhe se problemet e tyre do zgjidhen me domosdoshmëri pas fitores së 17 tetorit. Fitoren e Pastër do ta korrim nga Kapazhdolli ” u shpreh Mahi Ziberi kandidat nga ASH.
Ndryshe Blerim Sejdiu i iritoi tejmase të gjithë me deklaratën skandaloze se do ti shpallë luftë pronës private .TetovaSot.