BESA me mbeshtëtje për Petre Shilegov në rrethin e dytë

Në profilin e tij të facebook-ut, kryetari i tanishëm Petre Shilegov, gjatë ditës së djeshme postoi një fotografi me perfaqesuesin e partisë BESA, Arianit Hoxhën, ku edhe shkruajti se është mirënjohës që Arianiti dhe paritja e tij kanë mbështetur hapat e deri tanishme që ka bërë Shkupi këto katër vite dhe si rezultat i kësaj është faleminderues për mbështetjen e tyre edhe në raundin e dytë.


Shilegov ndër të tjerash tha: “Sot kisha një takim të mrekullueshëm me Arjanit Hoxhën, Sekretarin e Përgjithshëm të BESA-s, me të cilin shkëmbyem mendime për situatën në kryeqytet. Më vjen mirë që ai dhe partia e tij e njohin përparimin që ka bërë Shkupi në katër vitet e fundit dhe do të më japin mbështetje në raundin e dytë. Shkupi ndryshoi tërësisht në këto katër vite, nga një qytet ku kishte ndarje dhe zhvillim të pabarabartë, sot Shkupi është një storje krejtësisht tjetër. Shkupi investon në çdo pjesë të qytetit në mënyrë që të gjithë banorët të kenë qasje të barabartë në infrastrukturë cilësore dhe moderne. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë të bashkuar për një Shkup më të mirë, modern dhe evropian.”

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/100044532035439/posts/438701387624259/?d=n