Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin 24 Analiza theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe thotë se do të fitojnë më shumë me zgjedhjet lokale.


– Ne do të marrim më shumë, dhe njëra prej tyre do të jetë komuna e Gostivarit. Ne nuk e menaxhojmë atë komunë, Vrapçishtin, Zhelinën dhe Bogovinën, tha Bekteshi.