Bejta: Në katër vjet, Taravari nuk përmbushi asgjë që premtoi (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.


Kandidati për kryetar komune Nevzat Bejta para qytetarëve kritikoi kryetarin aktual të komunës.

“Nga mrekullitë që premtuan, kanë mbetur vetëm ëndrrat e shkatërruara. Në katër vjet, Taravari nuk përmbushi asgjë që premtoi, në katër vjet, ai i la të gjitha problemet të pazgjidhura, në katër vjet ai bëri që qyteti ynë të kthehej vetëm prapa. Ku është zgjidhja për Rusinon? Ku është zgjidhja për qentë endacakë dhe trafikun? Dhe pse, 4 vjet pasi Taravari premtoi heqjen e kazinove nga qendra e qytetit, ne kemi 41 kazino në Gostivar, më shumë se kurrë më parë? Qyteti ynë po mbytet në mbeturina, rrugët janë prishura dhe shumë banorë në fshatra ende nuk kanë furnizim me ujë. Administrata është ngulfatur nga një grup i ngusht i Taravarit dhe partis së tij”, tha Bejta.

Sipas tij, vVetë Taravari ka pranuar disa herë se nuk ka interes për Gostivarin, se është lodhur duke qenë Kryetar komune, arsyeja e tij e vetme për të kandiduar përsëri është sepse partia e tij e kërkoi nga ai. Për të mbajtur komunën e Gostivarit ata janë gati të sakrifikojnë çdo gjë.