Asnjë incident në Drenas në procesin zgjedhor

Burim Jonuzi, zyrtar në KKZ të Drenasit, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Drenasit ka shkuar pa ndonjë incident.


“Nga qendrat e votimit kemi marrë informata se 25 përqind e votuesve deri në orën 17:00. Krahasuar me vitin 2017 ka qenë më e lartë përqindja, por pasditja është fluksi ku qytetarët dalin më shumë”.

Po ashtu, edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar se s’pati ndonjë incident në këtë komunë.