ASLLAN SELMANI NJË THESAR I TEJ. ÇMUAR DHE I PËRJETSHËM: PËR SHQIPTARËT, PËR MBARE BOTËN E QYTETËRUAR DHE NJË ENCIKLOPEDIST I MADH

Qemal Musliu
Shqiptarët gjatë tërë historisë njerëzore kanë pasur gjithmonë njerëz të mëdhenj, por shumë herë ka
ndodhur që vlerat e tyre t’i kuptojnë, atëherë kur ata kanë ikur fizikisht nga kjo Botë. Institucionet të
drejtuara nga shqiptarë, rrallë herë ka ndodhur të kenë njerëzit e duhur. I tillë ishte Asllan Selmani
që mbetet një thesar i madh dhe një enciklopedist i rrallë, një studiues shqiptarë që mbetet i
përjetshëm me punën e tij e palodhshme, me profesionalizmi i tij, me njohuritë që ai kishte në
Shkencë, Kulturë, në Publicistikë dhe sfera të tjera të ndryshme shoqërore. Ai bëri një punë e
madhe për shqiptarët dhe një rezistence për te mposhtur propagandat e studiuesve sllav. Ne thelb
Asllan Selmani fitonte mbi ta, sepse e thonte të vërtetën, kishte njohuri dhe argumentet kundrejt te
tjerëve.
Përkujtojmë sot figurën më të rëndësishme, doenin shqiptar, në
dhjetëvjetorin e ndarjes nga kjo Botë+


Asllan Selmani
Shkencëtar, dijetar, yll i dritës e i dijes, P rof. Dr. Asllan Selmani lindi më 10 qershor 1945, në fshatin
Llojan – Kumanovë, nga prindërit: babai Ramizi, i cili jeton, e që i ka kaluar 100-tatë dhe nga nëna

Sadbere. Familja Selmani, ishte një familje bujare, përparimtare, patriotike dhe një familje e dalluar
në arsim, në kulturë, që në kohën më të hershme. Katër vite të shkollës fillore, i kreu në vendlindje,
ndërsa katër të tjera i kreu në fshatin Miratoc – Preshevë, ngase shkolla fillore në Llojan, atë kohë
nuk ishte e plotë. Mësimet e mëtutjeshme, Asllani do t`i vazhdojë në Shkollë Normale “Zef Lush
Marku” në Shkup, në vitin shkollor 1963/64. Studimet do t’i ndjek në Fakultetin e Shkencave
Matematiko – natyrore dega e Gjeografisë në Shkup, ku mbaron me sukses të shkëlqyeshëm më
vitin 1968/69. Pas diplomimit punoi profesor i gjeografisë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku” në
Shkup, më vonë në Gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, në kohën kur u hapën paralelet në
gjuhën shqipe, dhe përsëri pas disa viteve për të kaluar në “Zef Lush Marku” në Shkup. Në
ndërkohë regjistrohet në studimet e shkallës së tretë, në degën e gjeografisë pranë Fakultetit
Matematiko – Natyror në Zagreb. Në vitin 1976, mbron me sukses temën e magjistraturës me titull:
“Aspektet gjeografike në ekonominë e strukturuar dhe të përgjithshme në komunën e Kumanovës”.
Në vitin akademik 1978/79, u zgjodh profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup, ndërsa në vitin
1982, në fakultetin e gjeografisë në Shkup, mbron disertacionin e doktoratës me temë “Problemet e
proceseve socio-gjeografike në komunë të Dibrës, me theks të veçantë, funksioni në vend qendror”.
Më 1986, Prof. Dr. Asllan Selmani u zgjodh docent në Institutin e Gjeografisë në lëmin Gjeologjike
dhe bazat e gjeografisë. Më pas më 2000, u zgjedh profesor i rregullt në Institutin e Gjeografisë,
pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, në të cilën detyrë do të mbetet deri në pension. Në
vitin 1990, në zgjedhjet përgjithshme shumë partiake në Maqedoni, u zgjodh deputet republikan dhe
në dy mandatet në vazhdim (në vitin 1992 dhe 1996) ishte Ministër për Arsim dhe Shkencë në
qeverinë e RM-së. Në këtë detyrë do të jetë deri në fund të vitit 1998, ku më pas përsëri fiton edhe
një mandat deputeti (deri më 2002). Koha e kaluar në politikë, i krijoi zbrazësi shpirtërore dhe bukur
shumë e mundonte ngaqë ishte mësuar të merret me studime shkencore, e me krijime. Mendonte
që të e mbush këtë zbrazëtirë në të ardhmen. Ishte i mësuar dhe i edukuar vetëm me të vërteta dhe
jo me dredhi e me hilet e të gjitha llojeve të ndryshme, që bëheshin në kohë. Ne thelb Asllan
Selmani fitonte mbi t’a sepse kishte njohuri dhe argumentetkundrejttetjerëve.
Prandaj shkencëtari nuk duron padrejtësitë, dinë dhe ta thotë e ta mbrojë realitetin, dinë më së miri
se si duhet dashtë familjen, kombin, se si duhet dashtë njerëzimin, natyrën – Zotin. Për gjitha këto
çështje ai punoi shumë kohë dhe harxhoi edhe atomin e fundit, por çdoherë, me shumë
përpikëshmëri dhe me shumë guxim, duke mos lejuar që për asnjë çast, për asnjë çmim, të bëjë diç
në dëm të popullit dhe kombit të tij. Asnjëherë nuk kishte dyanshmëri, por i prerë, i saktë, real dhe
këmbëngulës, dhe këto ishin arsyet që asnjëherë në jetë nuk dështoi. Të hamendësuarit dhe të
papërgatiturit, kanë të ngjarë që të pësojnë e të dështojnë, thoshte ai.
Jetoi në piedestalin e dijes, në piedestalin e shkencës, në piedestal të kulturës, mu aty ku krijohet,
drejtohet dhe zhvillohet ardhmëria e një vendi, ardhmëria e një shoqërie, ardhmëria e një kombi dhe
ardhmëria e mbarë njerëzimit.
Asllan Selmani edukoi dhe përgatiti shumë breza, të cilët sot japin kontribut dhe rezultatet, të cilët do
të jenë edhe më të larta, në shumë fusha e dimensione. I tillë ishte ai, i tillë lindi e u rrit dhe u krijua
në gjirin familjar, i tillë mbeti deri në momentin fundit të jetës së tij, shumë të bujshme dhe të
mbushur me shumë vepra shkencore, vepra të ndryshme, me poezi e prozë dhe me tekste
shkollore, e universitare në lëndën e gjeografisë. Me punën edhe respektin që pati, si në universitet,
si në grupin shkencor, brenda dhe jashtë shtetit në Ballkan, Europë, SHBA dhe kudo, ai çdoherë u
shpërblye me shumë mirënjohje dhe shpërblime të ndryshme akademike e shkencore.
Pas krejt asaj madhështie, në moshën 66 vjeçare, më 3 tetor 2011, u nda fizikisht nga jeta e Tij e
bujshme, për të lënë mbrapa amanete e shumë porosi, për të gjithë breznitë, pa dallim nacionaliteti
dhe besimi, se faktet reale nuk mundet ti mbulojë askush. Si: “ Autoktonia: nuk shitet, nuk blihet, nuk
fitohet, por ajo trashëgohet nga fija e parë, ku askush tjetër nuk ka hise” Vlerat dhe kontributin e Tij,
e shfrytëzojnë gjitha strukturat shoqërore, pa dallim, sidomos ata që i a shtrojnë për detyrë vetes, të
merren me shkencë. Prof. Dr. Asllan Selmani, do të mbetet për jetë në shkollë, në universitet dhe në
piedestalin shkencor, si gjeograf dhe demograf e hartograf ndër më të njohurit në gadishullin ILIRIK,
sot i quajturi: Ballkan. ASLLAN SELMANI ISHTE NJË THESAR I TEJ. ÇMUAR DHE I PËRJETSHËM:
PËR SHQIPTARËT, PËR MBARE BOTËN E QYTETËRUAR DHE NJË ENCIKLOPEDIST I MADH
KONTRIBUTI I PROF. DR. ASLLAN SELMANIT NË SHKENCË, KULTURË, PUBLICISTIKË DHE

NË LËMI TË NDRYSHME SHOQËRORE,. MBETET DRITË E PËRJESTSHME E ARDHMËRISË
NJËRËZORE

Zärich CH: 03.10.2021