Sot, më 29.10.2021 është arrestuar B.A. (21) nga fshati Miravc i Gjevgjelisë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas sigurimit të urdhrit për bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera, është kryer bastisje në shtëpinë e B.A. ku janë gjetur dhe marrë më shumë pako me marihuanë prej 1.5kg, peshore digjitale dhe mjete parash për të cilat ka dyshime të bazuara se janë nga shitja e marihuanës.

B.A. është mbajtur nën arrest në Stacionin policor në Gjevgjeli, kurse pas dokumentimit të tërësishëm të rastit deri Prokuroria publike do të parashtrohet kallëzim përkatës.