ARMIKU YNË!

Midis nesh


Nëse pajtohemi se kemi një kulturë letargjike, atëherë kjo do të thotë se duhet të zgjohemi dhe t’ia
fillojmë punës për kulturën që është pjesë përbërëse e identitetit shqiptar.
Kemi nevojë për atë kulturë që do të na ndihmojë ta kuptojmë historinë e djeshme, realitetin e sotëm
dhe vizionin e nesërm.
Ndërgjegjësimi ynë urgjent për krijimin e energjisë së brendshme, me qëllim që ta shohim në sy të
vërtetën, në këto çaste, kur kemi politizim të skajshëm të institucioneve arsimore e kulturore, bëhet
edhe më i domosdoshëm.
Pra, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta bëjmë kulturën tonë autoktone dhe pa ndikime nga jashtë, sepse në
të kundërtën, do të jemi të humbur në malin e dendur të kosmopolitizmit.
Interesi ynë i përbashkët duhet të jetë një kulturë, një letërsi, një art dhe një gjuhë.
Duhet t’i lëmë anash miqësitë e interesit, e grupeve të ndryshme, sepse përvoja ka treguar se kur
shteret interesi (e shteret shumë shpejtë), në skenë del armiku ynë më i rrezikshëm, INATI dhe tërheqja
e secilit në strofullin e vet, aty ku bëhemi të padukshëm, mbase edhe të pandjeshëm, për të mos thënë
fluid.
Kjo na kthen sërish te letargjia, te mungesa e madhe e potencës intelektuale e krijuese, aty ku humbim
për shkak të mjegullës që vetë e shpërndajmë. /HEJZA/