Arifi: Asfaltohet vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” – i gjithë seksioni do të përfundojë në 100 ditët e para (Foto)

Kryetarja e Tetovës dhe kandidate për mandat të ri Teuta Arifi informoi se filloi asfaltimi i vazhdimit të bulevardit “Bllagoja Toska”. Punët ndërtimore filluan në gusht, ndërsa Arifi tha se do të realizohet i gjithë seksioni në muajt e parë të mandatit të ardhshëm.


“Filloi asfaltimi i segmentit të parë për vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska. Në 100 ditët e parë të udhëheqjes sonë me Komunën e Tetovës do ta përfundojmë këtë projekt, si zgjidhje kapitale infrastrukturore për qytetin”, potencoi Teuta Arifi.

Nga komuna e Tetovës informuan edhe se vazhdon rikonstruimi i rrugës “Strasho Pinxhur”, projekt i cili gjithashtu nga kryetarja paralajmërohet se plotësisht do të vendoset në funksion në 100 ditët e para të mandatit të saj.