Alsat: ASH me rënie katastrofale të votave, vetëm 49.125

Bashkimi Demokratik për Integrim, në zgjedhjet e 17 tetorit, ka ruajtur kuotën e njëjtë të votave të fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar. BDI përsëri ka arritur të marrë mbi 104 mijë vota.


Ndërkaq, për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur Aleanca për Shqiptarët nuk ishte në koalicionin me Alternativën kishte 49 mijë e 125 vota ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit në koalicion Sela e Gashi morën 56 mijë e 301 vota. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ky koalicion kishte 81 mijë e 620 vota.

Rritje të votave për listat e këshilltarëve për këshilltarë ka shënuar edhe Lëvizja BESA, e cila ka fituar 25.326 vota, numrin më të madh të tyre në Tetovë./Alsat