Kryetari Ali Ahmeti sonte ishte i pranishëm në KlanDebat për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale dhe agjendën e gjelbër. Agjendë kjo e cila u shpalos nga Bashkimi Demokratik për Integrim në keto zgjedhje si risi në vendin tonë.


“Me të shpalosur agjendën e gjelbër më fton përfaqësuesja e OKB-s në rajon dhe më sqaron se janë të gatshëm të investojnë 183 milionë euro për ta jetësuar këtë agjendë”, ka thënë Ahmeti në KlanDebat

Lideri i shqiptarëve siguroi se kjo agjendë do të jetësohet dhe se përkrahja e ndërkombëtarëve nuk mungon.