Me tubimin e sotëm më Komunën e Zhelinës, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Izairi, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Sheval Sulejmani, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Zhelinë.


Banorëve të Zhelinës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Izairi dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Sheval Sulejmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Fatmir Izairit duke e vlerësuar lartë punën e tij tashmë të dëshmuar në kohë kur ishte në krye të kësaj komune duke thënë se është njëri nga kryetarët që ka realizuar më së shumti projekte në Zhelinë.

“Të punojmë të gjithë, të gjithë ne kemi familje, kemi farefis, ti vëndojmë në shërbim të komunës. Jo që ne kemi inate. Skemi inate me partitë tjera, por ama i paarritshëm me kuadro, me kualifikime është Bashkimi Demokratik për Integrim. Ka njerëz të cilët dijnë të drejtojnë, dijnë të menaxhojnë dhe nga këto njerëz përfiton komuniteti, nga njerëzit e paaftë humbën komuniteti. Me këtë listë në krye me Shevalin që e kemi vënë, janë djem e vajza që do të jenë ndihmesë e madhe e Fatmirit në sjellje të vendimeve të rëndësishme e projekteve për komunën. Pas Marrëveshjes së Ohrit, agjendë më të rëndësishme dhe më me prioritet e kemi agjendën e gjelbër sepse kjo është jeta, sepse kjo siguron ardhmërinë, siguron begatinë” – deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi potencoi se ka ardhur koha e ndryshimit në Zhelinë duke potencuar përkrahjen maksimale ndaj Fatmir Izairit edhe ekipit të këshilltarëve për të realizuar projektet e parapara të jetës cilësore në programin e tij.

“Vota juaj nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e Fatmir Izairit në krye të Zhelinës, ka të bëjë edhe me dinjitetin e komunës, ka të bëjë edhe me imazhin e komunës, se si perceptohet komuna nga të gjithë komunat tjera, nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar. Ato që i tha Fatmir Izairi i qëndrojmë prapa të gjithë ne, duke filluar nga Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Jeton Shaqiri, Naser Nuredini, unë, pesë zëvendësministra, pesë sekretarë shtetërorë, drejtorë, zëvendësdrejtorë gjithë jemi prapa Fatmir Izairit.” – deklaroi Grubi.

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës prezantoi objektivat e programit të tij për zhvillim dhe jetë cilësore në Zhelinë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi që të shpalosë agjendën e gjelbër, një agjendë e cila është në përputhje të plotë me të gjitha vendet e zhvilluara. Kjo nuk është thjeshtë një fjali, por në vete ngërthen një mori veprimesh të studiuara e të përpiluara mirë se si të realizohet ajo. Kryefjala e programit tim është uji i pijshëm për çdo shtëpi, eleminim të ujërave të zeza, rrugë të asfaltuara, shkolla, shëtitore, salla sportive, gjelbërime etj. Një program tek i cili do keni qasje të gjithë.” – tha mes tjerash Izairi në fjalimin e tij.

Bartësi i listës për këshilltarë, Sheval Sulejmani ftoi banorët e Zhelinës që më 17 Tetor të votojnë BDI-në, kandidatin e saj Fatmir Izairin dhe ekipin e këshilltarëve që do të jenë zëri i qytetarëve dhe i zgjidhjes së problemeve të tyre.

“Në këto zgjedhje lokale, oferta jonë është e qartë, konkrete dhe e pasur si asnjëherë më parë, për shkak se është përgatitur duke pasur për bazë agjendën e blertë, garantuesi i së cilës është Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila agjendë në esencë përmban, punë efektive, barazi, drejtësi, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. E vetmja gjë që duhet të bëni është të ndani 15 minuta kohë, nga vendbanimi deri në vendvotim, por do të fitoni 4 vite jetë, 4 vite dinjitet, 4 vite zhvillim, 4 vite mirëqenie sociale.” – u shpreh Sulejmani.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë nesër fushatën parazgjedhore me tubimin në Dibër për të prezantuar kandidatin e saj për kryetar komune në Dibër dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.